“Kafenetë” e Tiranës nuk ndalen as pas mesazhit të Ramës


“Kafenetë” e Tiranës nuk ndalen as pas mesazhit të Ramës

20:38 11/03/2020

Lokalet hapur edhe pas paralajmërimit për 20 milionë Lekë gjobë

Edhe pas njoftimit të Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për mbylljen e bareve, restoranteve dhe klubeve në  Tiranë dhe Durrës, sërish një pjesë e mirë e bizneseve vijojnë të qëndrojnë hapur.

Gjatë orëve të pasdites së të mërkurës, qytetarët ishin gjithsesi më të paktë në numër.

Edhe pse shumica kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi, një pjesë tjetër vazhdon rutinën e një dite normale.

Komiteti teknik i ekspertëve ka propozuar mbylljen e lokaleve dhe restoranteve si dhe gjobë në masën 20 milionë Lekë të vjetra nëse shkelin këtë vendim.

Tv Klan






Të ngjashme