Korçë, Këngët e Stinës – (19 Qershor 1999)


Korçë, Këngët e Stinës – (19 Qershor 1999)

20:20 19/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Këngët e Stinës 99 mbrrijnë në Korçë. Mbrëm në Pallatin e Sportit të Korçës u prezantuan 11 këngët e koncertit tradicional. Pas Elbasanit ku koncerti startoi javën e kaluar, Korça ka pritur këngëtar të njohur dhe të rinj. Ka qenë ideja e skenaristit Genc Ymeraj dhe udhëheqësit artistik Zhani Ciko që Këngët e Stinës të prezantohen fillimisht në rrethe dhe më pas në Tiranë, ku do të shpallet dhe fituesi.

Mbrëm përveç këngëtarëve konkurues kanë kënduar edhe këngëtar korçarë të cilët përshëndetën koncertin. Me duartrokitje u pritën këngët e këngëtarëve të njohur si Aleksandër Gjoka, vajzat e Spirit Voice, Adhurim Demiri, grupi Sfinks dhe më të rinjtë.

Këngët e Stinës 2000, dëshiroj ta kem në Kosovë tha në fund të koncertit këngëtarja kosovare Mihrie Braja. Për të përshëndetur spektator të shumtë dhe këngëtarët konkurues në fund këndoi dhe këngëtari legjend i serenatës korçare Mihallaq Andrea. Pas Korçës këngët e Stinës do të udhëtojnë për në qytetin e Vlorës dhe më pas do të prezantohen në natën finale në Tiranë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme