Pezullohet shërbimi i transportit publik


Pezullohet shërbimi i transportit publik

20:59 11/03/2020

Mbyllen zyrat e gjendjeve civile

Në Tiranë pezullohet shërbimi i transportit  publik për një afat të pacaktuar.  Ky vendim hyn në fuqi të enjten dhe merret në vijim të planit të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.  

Ky vendim përfshin linjat brenda qytetit të Tiranës dhe ato që lidhin kryeqytetin me komunat, atë me Bashkinë e Kamzës dhe Vorës

Më herët kryebashkiaku Veliaj njoftoi edhe mbylljen e zyrave të gjendjes civile. Shërbimet e tyre do të merren online.

Edhe Ministria e Brendshme ka pezulluar të gjitha aplikimit e qytetarëve që duan të pajisen me karta identetiteti dhe pasaporta biometrike. Shumica e këtyre shërbimeve do të kryhen online.

Sakaq, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar takimet me familjarët e personave që qëndrojnë të izoluar në burgjet e vendit. Mësohet se në ambientet ku më herët zhvilloheshin takime do të   instalohen video-projektor që të afërmit të kenë mundësi të komunikojnë me të burgosurit.

Tv Klan






Të ngjashme