Blogerja dhuron 3 milionë Euro për spitalet në Itali


Blogerja dhuron 3 milionë Euro për spitalet në Itali

07:00 12/03/2020

Për t’iu ardhur në ndihmë atyre që po luftojnë me epideminë e koronavirusit, blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni dhe bashkshorti Fedez kanë mbledhur 3 milionë Euro për të ndihmuar spitalet në Itali.

Ata kanë njoftuar se donacioni do të shkojë për spitalin ‘San Raffele’ në ndihmë të të prekurve me virusin vdekjeprurës. Lajmin, çifti e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Instagram, ku kanë shkruajtur se shuma është mbledhur brenda 24 orëve.

“Mbledhja më e madhe e donacioneve të bëra ndonjëherë në Evropë nga 92 vende nga e gjithë bota. Faleminderit, vazhdoni dhuroni”, shkruan Chiara.

Kujtojmë se edhe stilisti i famshëm Giorgio Armani dhuroi disa ditë më parë 1.25 milionë Euro donacione për të gjitha spitalet italiane në luftën kundër koronavirusit.

Klan Plus






Të ngjashme