Policia dhe ushtria zbarkojnë në terren


Policia dhe ushtria zbarkojnë në terren

00:04 12/03/2020

Drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët pyeten për historikun e udhëtimit

Policia dhe ushtria zbresin në terren për të kontrolluar të gjithë automjetet dhe pasagjerët  nëse kanë histori udhëtimi me Italinë javën e fundit.

Kryesisht janë makinat me targa italiane por edhe nga vende të tjera.

Në të gjithë Tiranën janë ngritur 15 postblloqe policie. Ato mbështeten nga dy efektivë të ushtrisë.

Drejtuesit dhe pasagjerët e automjeteve pyeten nëse kanë udhëtuar në Itali kohët e fundit, kjo si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe mundësinë e shkeljes së vetëkarantinimit nga personat që kanë histori udhëtimi nga vendet e prekura nga COVID-19.

“Qytetarët që kanë udhëtuar në këto zona që i quajmë të kuqe, ne i detyrojmë  që të vetëkarantinohen ose të kontaktojnë 127-tën. Të dhënat që merren evidentohet dhe futen në database-in e Policisë së Shtetit. Qytetarët që nuk vetëkarantinohen do të kenë penalitete”.

Në të gjithëvendin janë ngritur 70 postoblloqe të policisë dhe ushtrisë dhe do të funksionojnë gjatë 24 orëve.

Tv Klan






Të ngjashme