Kush ka nevojë shtyn me 3 muaj pagesën e kredisë


Kush ka nevojë shtyn me 3 muaj pagesën e kredisë

16:07 12/03/2020

BSH merr vendimin, nuk ka gjoba dhe klasifikim risku në kredi

Banka e Shqipërisë ka vendosur të shtyjë deri në 3 muaj pagesën e kësteve të kredive për individët dhe bizneset të cilët nuk kanë mundësi të shlyejnë detyrimet për shkak të mbylljes, si pasojë e masave të marra për izolimin e koronavirus.

Burime për televizionin Klan bëjnë me dije se gjatë kësaj të enjteje është thirrur një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Mbikëqyrës i cili ka miratuar një vendim i cili detyron bankat dhe institucionet financiare që të lenë si alternativë të biznesit apo individëve të zgjedhin nëse duhet të paguajnë apo jo këstin për periudhën mars-maj 2020.

Kjo e drejtë bën që individët të mos ngarkohen me penalitete dhe vonesat e tre muajve të mos i bëjnë që kjo kredi të klasifikohet si me risk dhe të provigjonohet nga bankat.

Burimet zyrtare theksojnë se vendimi ka të bëjë me shtyrjen e afatit të pagesës por jo me faljen e kësteve të kredisë.

Një ditë më parë guvernatori Gent Sejko u dërgoi një letër bankave të nivelit të dytë ku i kërkoi solidarizim me situatën ku ndodhet vendi nga prekja me virusin covid-19, duke shtyrë këto pagesa, ndërsa këtë të enjte Këshilli i Bankës Qëndrore vendsoi që kërkesën ta kthejë në një normë detyruese.

Tv  Klan






Të ngjashme