Stafi mjekësor do të transportohet me urbane
Do të jenë në funksion 3 linja
Pas pezullimit të lëvizjes së automjeteve dhe urbanëve, transporti i stafit mjekësor do të bëhet nëpërmjet disa autobusëve të caktuar enkas për ta.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksuan se çdo autobus do të dezinfektohet dhe në të do të ketë nga një polic.
Tre janë oraret e përcaktuar: në 07:00,13:00 dhe 20:00. Do të funksionojnë tre linja: Sanatorium – spitali i Traumës, Kombinat – QSUT dhe linja e Unazës.
Tv Klan