Ministri australian me COVID-19, më herët takoi vajzën e Donald Trump


Ministri australian me COVID-19, më herët takoi vajzën e Donald Trump

10:48 13/03/2020

 Ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Peter Dutton, është testuar pozitiv për koronavisur. Por siç raporton Neë York Times, javën e kaluar ai është takuar me Ivanka Trump, vajzën e Donald Trump, si dhe këshilltarin e këtij të fundit.

Dutton, në një reagim në Twitter shkroi se ndihej mirë dhe se për çdo ndryshim do të njoftonte.

Javën e kaluar disa zyrtarë të huaj janë takuar me stafin e Trump, e më pas ata kanë rezultuar se kanë qenë pozitiv në testin për COVID-19.

Qeveria Australiane njoftoi se duke filluar nga e Hëna, të gjitha aktivitetet me 500 persona ose më shumë do të ndalohen në mënyrë të menjëhershme. Të Enjten, aktori Tom Hanks doli pozitiv për virusin së bashku me bashkëshorten, ndërsa ndodheshin në Australi. /tvklan.al






Të ngjashme