Edhe ISIS i trembet koronavirusit


Edhe ISIS i trembet koronavirusit

13:38 13/03/2020

Publikon rregullat për mbrojtjen ndaj Covid-19

Koronavirus duket se ka trembur edhe Shtetin Islamik. Organizata terroriste ka publikuar në të përjavshmen Al Naba, të gjitha rregullat që duhen ndjekur për të evituar infektimin me Covid-19.

Në artikull ka informacione të përgjithshme mbi pandeminë, por këshillat nuk janë shumë të ndryshme nga ato të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, si; lani shpesh duart, ruani distancën prej një metër nga njeri-tjetri në rast të kundërt përdorni maskë, shmangni udhëtimet drejt vendeve të prekura me koronavirus. Mbuloni gojën me bërryl ose facoletë kur kolliteni etj.

Por mes direktivave të dhëna nga Shteti Islamik është edhe besimi në zot. Ata ftojnë besimtarët të kenë besim tek Allahu, siç shprehen në artikull, dhe sugjerojnë të kërkohet mbrojtje prej tij. Virusi, i cili vatrën e parë e pati në Vuhan të Kinës, deri më tani ka infektuar më shumë se 128,000 njerëz në nivel global dhe ka vrarë më shumë se 4700 persona.

Tv Klan






Të ngjashme