Qeveria: Denonconi rritjen abuzive të çmimeve në këtë numër


Qeveria: Denonconi rritjen abuzive të çmimeve në këtë numër

19:59 13/03/2020

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur një numër në dispozicion të konsumatorëve për të denoncuar të gjitha abuzimet me rritjet e çmimeve.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja thotë se kjo nuk është koha për të abuzuar, por për solidaritet dhe bashkëpunim.

“Telefono pa pagesë dhe denonco rritjen abuzive të çmimeve. Mbrojtja e konsumatorit është prioriteti ynë”, thuhet në postimin e Denajt.

Numri për të denoncuar rritjen abuzive të çmimeve është 0800 14 14.

“Nëse konstatoni rritje çmimesh të panatyrshme, telefono pa pagesë”, thotë ministrja./tvklan.al






Të ngjashme