Parashikimi i motit 14 Mars


Parashikimi i motit 14 Mars

08:00 14/03/2020

Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku pjesa e pare e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Por gjate mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në territor.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me 2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 23°C.            

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë./tvklan.al






Të ngjashme