Gjobë 745 shoferëve që thyen rregullin e shtetrrethimit
5 në pranga, drejtonin makinën nën efektin e alkoolit
Prej mëngjesit të së premtes deri në orët e parë të së shtunës 745 shoferë janë gjobitur nga policia pasi lëviznin lë rrugë pa autorizimin përkatës.
Konsumimi i pijeve alkoolike iu ka kushtuar shtrenjtë 5 drejtuesve të mjeteve pasi janë vënë në pranga në Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Fier e Vlorë.
Patrullat e policisë dhe ushtrisë kanë proceduar penalisht edhe 3 drejtues mjeti në Shkodër pasi nuk i janë bindur urdhërit të policisë.
93 shoferë të tjerë janë shoqëruar në komisariatet e vendit pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë për gjobën e marrë, për thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve.
Autoritet kanë njoftuar se qarkullimi do të pengohet deri në orën 24:00 të së dielës. Gjatë këtyre ditëve do të qarkullojnë vetëm makinat e policisë, medias, ato që shpërndajnë mallra ushqimore si dhe autoambulancat dhe mjetet që transportojnë stafin mjekësor. Kryeministri Rama lajmëroi se shkelësit do të humbasin për 3 vjet lejen e drejtimit deri në sekuestrim të automjetit.
Tv Klan