Të izoluar në shtëpi, Marsela dhe Vitmari një surprizë të bukur për publikun


Të izoluar në shtëpi, Marsela dhe Vitmari një surprizë të bukur për publikun

20:20 14/03/2020

Ndërsa ndodhen të izoluar në shtëpinë e tyre në Tiranë, çifti i këngëtarëve Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kanë menduar një surprizë të bukur për fansat e tyre.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Rudina” në Tv Klan, ata kanë treguar se këto ditë që janë të mbyllur në shtëpi, kanë menduar që pasditeve të jenë ‘live’ në Instagram duke kënduar e luajtur në kitarë për fansat e tyre.

Ndërkohë, të dy ata e kanë familjen në Itali, po ashtu në karantinë, teksa thonë se ishin paralajmëruar prej tyre dhe prej disa ditësh kishin filluar të bënin kujdes me daljet e tyre. /tvklan.al






Të ngjashme