Spanja dhe Franca shpallin gjendjen e jashtëzakonshme
Papa Françesku anulon ceremonitë për Pashkët
Zgjerohet harta e vendeve europiane që ndërmarrin masa të ashpra kundër koronavirusit. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke urdhëruar deri mbylljen e të gjitha dyqaneve, veç ushqimoreve dhe farmacive ndërsa ndaluan të gjitha udhëtimet jashtë qyteteve si masë për frenimit të përhapjes së koronavirusit.
Listës së të prekurve brenda një dite i janë shtuar rreth 1500 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në mbi 5700. Të vdekurit kanë arritur së fundmi në 136. Edhe bashkëshortja e kryeministrit Sanchez, rezultoi pozitive ndaj virusit.
Zgjedhjet lokale të kësaj të diele në Francë po zhvillohen në gjendjen e jashtëzakonshme të saposhpallur, pavarësisht thirrjeve të shumta për anulimin e tyre. Qendrat e votimit janë dezinfektuar, ndërsa votuesit duhet të mbajnë masa dhe të ruajnë distancën e përcaktuar nga njëri-tjetri. 91 janë viktimat në këtë vend dhe mbi 4400 të infektuar.
Në Greqi ka arritur në 4 numri i viktimave. Numërohen po ashtu 228 të infektuar. Papa Françesku urdhëroi anulimin e të gjitha ceremonive që u paraprijnë pashkëve katolike të 12 Prillit.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë rezultoi negativ në testet për koronavirus të kryera pas takimeve me disa zyrtarë brazilianë të infektuar. Duke shprehur solidaritetin me Italinë, që renditet e dyta pas Kinë nga numri i viktimave dhe të prekurve, Trump publikoi në Twitter një video ku disa avionë ushtarakë krijojnë përmes tymit flamurin italian.
Media gjermane “Die Welt” shkruan se administrata Trump kërkon të marrë ekskluzivitetin e vaksinën që po zhvillohet nga firma gjermane CureVac në Tybingen, e cila është ndër kompaninë farmaceutike që janë më pranë prodhimit të një kure të efektshme.
Numri i viktimave në gjithë botën ka arritur në mbi 5800, të infektuarit prej fillimit të të përhapjes numërohen në mbi 158 mijë, ndërsa të shëruarit afro 74 mijë.
Tv Klan