PS Petro Koçi, Ndre Legisi – (22 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shtohen kërkesat në kampin socialist për mbajtjen e Kongresit që do të zgjidh krizën e lidershipit në krye të partisë më të madhe në qytet. Ish-ministri i rendit Petro Koçi ka kërkuar që kryesia socialiste të marrë parasysh promemorien e 1/3 së anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, për mbledhjen e këtij forumi që do të përcaktoj datën e mbajtjes së Kongresit. Për Koçin Shtatori është muaji më i favorshëm për mbajtjen e Kongresit.
Petro Koçi, deputet i PS:- “Problemi numër 1 është mungesa e kryetarit i cili nuk është një mungesë emri është mungesë e një institucioni që është shumë i rëndësishëm për funksionimin e një partie. Unë di që ka një kërkesë nga më shumë se 1/3 e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, për të kërkuar mbledhjen e KPD i cili të vendos fillimin e Kongresit në muajin Shtator”.
Ndaj promemorjes për thirrjen urgjente të KPD ka reaguar me tone të ashpra sekretari organizativ i Partisë Socialiste Ndre Legisi.
Ndre Legisi, deputet i PS:- “Mendoj se Kongresi i Partisë Socialiste do zgjidh edhe atë që zoti Koçi e quan krizë lidershipi dhe mendoj që vendimin për tu mbledh Kongresi i PS, nuk e përcaktojnë individë të veçantë korridoreve të parlamentit apo rrugëve të Tiranës, me intervistat që japin por ajo përcaktohet në strukturat e PS në KPD. Me statut është i vetmi organ që ka të drejtë të përcaktoj ruajtjen e Kongresit. Duhet që kërkesat të jenë statutore dhe sa më rracionale. Këtë racionalitet do ta gjykoj KPD. Ky KPD sipas statutit mblidhet dhe kryesia e partisë përcakton rendin e ditës”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame