Shtatë personat e testuar rezultojnë negativë
Gjendja e të prekurve në Maqedoninë e Veriut është stabël
Ministria e Shëndetësisë njofton se shtatë pacientë e rinj që janë testuar gjatë ditës së sotme për koronavirusin kanë rezultuar negative. Bëhet fjalë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri, të cilët para disa ditësh ishin kthyer nga Zvicra, Austria dhe Gjermania.
Filipçe njoftoi se gjendja shëndetësore e 13 pacientëve që janë në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup është stabël.
“13 pacientët që janë në Klinikë janë në gjendje stabile, vetëm njëra paciente nga Dibra është në gjendje jo të mirë dhe ka problem me frymëmarrjen”.
Në Maqedoninë e Veriut tani për tani numri i të infektuarve me virusin korona është 18.
Tv Klan