
Pandemia, Gjermania mbyll kufijtë me disa shtete
Që prej mëngjesit të sotëm, Gjermania ka mbyllur kufijtë me Austrinë, Zvicrën, Francën, Luksemburgun dhe Danimarkën, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Kushdo që dëshiron të hyjë në Gjermani mund të futet vetëm pas orës 3 të mëngjesit, por të gjitha lëvizjet do të bëhen vetëm për arsye të rëndësishme, ka njoftuar ministri i Brendshëm gjerman.
Ndërkaq kalimi normalisht do të vazhdojë të lejohet për transportin e mallrave. /tvklan.al