Eneda Tarifa tregon ç’mund të bëjnë muzikantët në kushte shtëpie
Një nga masat e marra për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vendin tonë është qëndrimi i gjithë qytetarëve në shtëpi.
Përmes rrjeteve sociale, shumë personazhe publikë kanë treguar mënyrën si po e kalojnë kohën gjatë karantimit.
Një prej tyre, këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa përmes një video tregoi mënyrën si krijon muzikë së bashku me grupin e saj muzikor.
“Ja ç’mund të bëjmë ne muzikantët edhe në kushte shtëpie. #unerrineshtepi #dotiadalim”, shkruan bashkëngjitur videos së publikuar Eneda, ku shihet teksa këndon këngën “Ma zgjat dorën”./tvklan.al