Instituti i Kërkimeve Veterinare nuk kontrollon dot produktet e importuara (17 Qershor 1999)
Instituti i Kërkimeve Veterinare Shqiptare nuk është në gjendje të zbulojë dioksinën në produktet blegtorale. Produktet nga Belgjika edhe nëqoftëse kanë hyrë në Shqipëri, lënda kancerogjene e tyre nuk zbulohet dot. Në Shqipëri vërtet hyjnë ushqime pa cilësi, të skaduara ose në prag të tyre, të cilat nuk kanë asnjë efekt ushqyes, por në mjaft raste japin dhe efekte anësore sëmundje ndjellëse.
Asnjë nga amvisat shqiptare nuk e di sa çlloj mishi po gatuan dhe ngrënë. Shumica e produkteve blegtorale vijnë të paketuara nga jashtë madje dhe me etiketa të falsifikuara. Por pulat belge, ato që vunë alarmin, si arritën ta marrin këtë lëndë kancerogjene që më pas ta transmetojnë tek konsumatorët.
Edmond Panariti, profesor toksikolog tregon për rrezikun e dioksinës dhe mënyrat e marrjes së saj.
Edmond Panariti: Importet e Shqipërisë për këto produkte nga vendet e Komunitetit janë gjithsesi shumë të kufizuara. Kështu që mund t’ju them me garanci të plotë që mishi i pulës nga Komuniteti Europian, nga vendet si Belgjika, nga vendet e ulëta, ka qarkulluar me sasi shumë të pakët, pothuajse nuk ekziston në tregjet shqiptare. Kryesisht furnizimet me mish, me nënprodukte me origjinë shtazore vijnë nga vende si Greqia, Italia, Hungaria, të cilat me sa dimë ne nuk kanë probleme të ndotjes me dioksinë. Burim kryesor në Shqipëri i çlirimit të dioksinës në ambjent janë djegia e plehrave në mjedise të hapura, ku përveç lëndës organike, produkteve precoluloze, qeseve plastike digjen dhe shumë materiale të tjera, të cilët potencialisht mund të çlirojnë dhe dioksinë. Ekzistojnë mundësinë analitike për ta kryer këtë analizë. Meqënëse ky problem doli si problem real në skenën ndërkombëtare ne po marrim masa imediate për ta futur në spektrin tonë të analitikëve këtë analizë. Deri tani nuk është bërë.
Por masa do të merren për parandalimin e saj nëpërmjet analizave që së shpejti do të kryhen. Pra deri tani mund të kemi marrë mjaft ushqime me përmbajtje dioksine përveç atyre të kushteve natyrore. Që këtej e tutje do të merren masa për parandalimin duke e kontrolluar atë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti