Vrasja në Qytetin Studenti (23 Qershor 1999)


Vrasja në Qytetin Studenti (23 Qershor 1999)

20:57 23/06/1999

Policia e Komisariatit Numër 1 Tiranë ka arrestuar mbrëmë Florjan Hazizaj 24 vjeç banues në Ballsh dhe Roket Berberin 24 vjeç banues në Ballsh. Ato akuzohen për vrasjen e një të riu dhe plagosjen e tre të tjerëve në Qytetin Studenti mbrëmjen e ditës së hënë.

Sipas zëdhënësit të Policisë ngjarja e cila ka ndodhur për motive xhelozie ka shkaktuar grindjen e dy grupe të rinjsh pranë godinës numër 11 të Qytetit Studenti. Pasi janë grindur dy grupet janë goditur me thika dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 22 vjeçari Ervin Fasku si dhe janë plagosur Adriatik Olldashi, Alket Pashaj dhe Algert Shytraj. Arrestimi i dy autorëve është bërë një ditë pas ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme