Rrugët e NATO-s – (26 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Zgjerohet porta kryesore e hyrjes në Shqipëri. 400 metrat e parë në rrugën e Rinasit asfaltohen nga Nato, pikërisht segmenti rrugor nga aeroporti i Rinasit e deri në kryeqësimin e rrugës nacionale. Ndërkohë deri tek ura në hyrje të rrugës është prishur asfalti ekzistues dhe po realizohet zgjerimi i rrugës në të dyja anët. Gjerësi e cila do të përfshijë 6 metra.
Gjithashtu punimet kanë vazhduar në hapjen e trasesë përreth 2km nga 3km që është gjithsej kjo rrugë. Në kohën kur Shqipëria i është futur rindërtimit me mjaft autostrada të reja lehtësuese me kahe veri-jug, egzistojnë edhe probleme.
Vetëm disa zvarritje të fondit për shpronësimet të cilat kanë vonuar fillimin e punimeve për ndërtimin e superstradës Kakavijë – Gjirokastër./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti