Hueyda tregon si e festoi ditëlindjen në kohën e COVID-19
Këngëtarja, prezantuesja e njohur Hueyda El Saied ka festuar 45-vjetorin e lindjes. Ajo përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka treguar se këtë herë ditëlindjen e ka kaluar brenda ambienteve të shtëpisë. Kjo për shkak të vetizolimit si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Në video, Hueyda shprehet se është veshur dhe rregulluar për të bërë një xhiro brenda shtëpisë. Madje me humorin ajo i këndon vetes këngën e ditëlindjes.