Pastrohet kampingu i Pishinave – (29 Qershor 1999)


Pastrohet kampingu i Pishinave – (29 Qershor 1999)

13:18 29/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Mbi gjashtë mijë kosovarë jetuan për tre muaj me radhë në kampingjet e pishinave. Me pak kushte ose fare pa to ky vend mundi tu siguroj jetesën të mbijetuarve nga lufta. Tashmë pas largimit të tyre gjendja e boshuar nga çadrat duhet ti rikthehet kohës së mëparshme. Tashmë të mbushet me njerëz që frekuenton këtë zonë një vit më parë.

Sipas kryebashkiakut Brojka së bashku me drejtorin e ndërrmarjes Sportive dhe atë të Gjelbërimit, dëmi i klubit sportive dhe ai i pishinave arrin shifrën 12 milion lekë. Janë prishur pllakat e betonit, pusetat, gardhi rrethues të cilat pas qetësisë kërkojnë rindërtim dhe kthim në gjendjen e mëparshme.

Bashkia mjaft e interesuar fillimisht është duke bërë pastrimin dhe dezinfektimin. Dy million është shifra që Këshilli Bashkiak vë në dispozicion për rregullimin por që duhen edhe miliona të tjerë për një përfundim të pjesshëm të kësaj zone.

Ndaj Bashkia kërkon ndihmë dhe hapjen të një numri llogarie nga mjaft institucione apo shoqata për rimëkëmbjen e kësaj pjese që më vonë do tu shërbej të dyja palëve. Nga një simbol mikpritje tashmë njërëzit duhet tju shërbejnë qytetit të tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme