RTV Prishtina i rikthehet normalitetit (28 Qershor 1999)


RTV Prishtina i rikthehet normalitetit (28 Qershor 1999)

19:24 28/06/1999

Radio Televizioni i Prishtinës rifilloi sot transmetimin e programit në gjuhën shqipe. Punonjësit janë kthyer sot në ndërtesën e tyre të cilët janë larguar me dhunë nga policia serbe para 9 vjetësh. U kthyen dhe punonjësit e Televizionit të cilët filluan përpjekjet për transmetimin e programeve.

Janë kthyer në punë dhe gazetarët e punonjësit e tjerë të Rilindjes të cilët shpresojnë shumë shpejt të nxjerrin gazetën. Punonjësit i kanë gjetur zyrat e pajisjet të dëmtuara e plaçkitura. Edhe në objekte të tjera ka filluar kthimi i punëtorëve shqiptarë i cili po bëhet me ndërmjetësimin e zyrtarëve të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. Edhe nga qytetet e tjera njoftohet se anarkia po zëvëndesohet me normalitet dhe stabilizimin e gjendjes./tvklan.al






Të ngjashme