Presidenti Mejdani takim me gazetarët (28 Qershor 1999)
Pas autokritikës për mosmundësinë e paraqitjes për një kohë të gjatë para medias shqiptare Presidenti Mejdani falenderoi mediat për punën dhe ndihmesën e tyre në kalimin e situatave dhe paraqitjen e informacioneve gjatë konfliktit në Kosovë.
Rexhep Mejdani: Do uroja që nga kamerat e juaja unë të shikoj dhe ngjarje nga Kosova dhe nuk ishte rasti që në atë mesazh të shkurtër që i dhashë dhe Televizionit Shqiptar që me sa duket është në procesin e ardhjes fola për prani sa më të madhe shqiptare të Shqipërisë në Kosovë qoftë nëpërmjet ndërmarrjeve të ndryshme të biznesit, qoftë nëpërmjet shoqatave të fuqishme, qoftë dhe nëpërmjet medias dhe mediat shqiptare duhet të penetrojnë dhe Klani e bëri diçka të tillë me një pjesë të gazetarëve, por unë mendoj që duhet të mbahet në dinamikë kjo prani në ekranet tona por njëkohësisht është edhe reagim tepër pozitiv ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Më tej Presidenti Mejdani ka folur me gazetarët duke evidentuar dhe emisione të veçanta dhe duke qënë edhe vetë i tërhequr nga interneti, shprehu mbështetjen e tij për ato emisione që aplikojnë internetin live në ekranet e tyre. Mejdani shprehu rezervat e tij për tendencat dhe ngjyrimet që shpeshherë lexohen nëpër faqet e shtypit shqiptar./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori