Kurum, konferencë shtypi – (30 Qershor 1999)


Kurum, konferencë shtypi – (30 Qershor 1999)

20:27 30/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shoqëria turke Kurum International e cila ka marrë përsipër prodhimin e hekurit në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit i ka bërë apel tregtarëve dhe qeverisë shqiptare të ndaloj eksportimin e hekurishteve që shërbejnë si lëndë e parë për këtë kombinat.

Ndonëse ne kemi marrë premtimin e qeverisë për mos lejimin e eksportit të hekurishteve u shprehën drejtuesit e kësaj shoqërie, sasi të mëdha të kësaj lënde të parë pra skrapi, dalin çdo ditë jashtë shqipërisë. Vazhdimi i një gjëje të tillë do të ishte një katastrofë për industrinë e çelikut dhe lejimi i eksportimit rezulton me tregues tepër negativ për ekonominë shqiptare.

Kështu nëse vazhdon mungesa e lëndës së parë në Kombinatin Metalurgjik shoqëria turke Kurum International do të tërheq aktivitetin e saj nga Shqipëria duke mbyllur të vetmen industri përpunuese të hekurishteve në Shqipëri. Pra mos respektimi i ligjit për ruajtjen e pasurisë kombëtare dhe neglizhenca e qeverisë shqiptare rrezikojnë aktivitetin e një nga kompanive më të mëdha investuese në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme