Si ndikon izolimi tek njeriu, flet psikiatria


Si ndikon izolimi tek njeriu, flet psikiatria

23:59 18/03/2020

Mjekia psikiatre Fatime Elezi ka shpjeguar se si ndikon izolimi tek njeriu.

Në studion e “Opinion”, ajo thotë se izolimi në të cilin ndodhen qytetarët shqiptarë këto ditë për shkak të Covid-19, ka bërë që t’u ndryshohet stili i jetesës.

“Izolimi na bëri të ndryshojmë stilin e jetës, të mos kemi dot komunikimin që kemi pasur çdo ditë… na ka ndryshuar stili i jetës. Kemi rënie të përqëndrimit, çrregullohet të ngrënit, disa të tjerë mund të reduktojnë ankthin me abuzimin e alkoolit apo substancave të tjera, prishet gjumi… kanë nervozizëm, vështirësi për të duruar tjetrin… të gjithë këto e çrregullojnë funksionalitetin e mirë që ka pasur gjithsecili”. / tvklan.al  






Të ngjashme