Delvinë, lirohet vajza peng – (30 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Rendit Publik bëhet e ditur se rreth orës 20 e 30 deri më orën 24 të ditës së martë është liruar 4-vjeçarja Sofia Koka e cila mbahej peng që nga data 6 Qershor. Prindërit e vajzës janë detyruar të paguajn shumën prej 5 milion dhramish rrëmbyesve të vajzës në vendin e quajtur Vreshtat e Shamarit në Delvinë.
Nuk ka asnjë të dhënë nga policia për identitetin e rrëmbyesve dhe për tratativat e zhvilluara mes prindërve të vajzës dhe pengmarrësve.
Ndërkohë vazhdon të mbahet peng akoma prej tre javësh djali i biznesmenit grek Lajotis, që zhvillon aktivitetin e tij në rrethin e Delvinës. Siç dihet për lirimin e tij rrëmbyesit kanë kërkuar një shumë prej 50 milion dhramish./tvklan.al