Policia Ndërtimore për ndërtimet pa leje – (30 Qershor 1999)


Policia Ndërtimore për ndërtimet pa leje – (30 Qershor 1999)

08:27 30/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kreu i Policisë Ndërtimore:- “Policia Ndërtimore do të vazhdoj punën e saj normale panvarësisht nga reagimet që kanë ndodhur kohët e fundit. Në bazë të strategjisë që ajo ka ndërtuar dhe në bazë të planeve të veprimit që ka paraqitur pranë Ministrisë, prefekturës dhe Pushtetit Lokal dhe do të vazhdoj veprimtarinë e saj normale. Kemi planet tona afatgjata, afatmesme, afatshkurtra. Tani jemi duke çmontuar objetet e paligjshme në lulishten para parlamentit, që duan edhe disa ditë të çmontohen të gjitha. Për të gjitha këto janë evidentuar objektet, janë njoftuar pronarët e kioskave janë bërë dhe planet e veprimit në bashkëpunim me policinë e rendit dhe do të vazhdojmë punën tonë normalisht. Përsa i përket Parkut Rinia, nga egzaminimi i shpejtë që ju kemi bërë dokumentave rezulton se problem është shumë kompleks. Aty janë rreth 180 pronar objektesh. Një pjësë e objekteve janë provizore që do të prishen pork a dhe objekte që janë definitive, ka dhe objekte të hipotekuara dhe të shitura disa herë. Duke parë problemin shumë kompleks që nuk është vetëm në dorë të Policisë Ndërtimore ne vendosëm që të kërkojmë prononcimin e Bashkisë së Tiranës dhe veprimtaria jonë do të jetë në pritje derisa të prononcohet KRT e Bashkisë së Tiranës. Në bazë të studimit që ajo do të bëjë në këtë zonë në do të veprojmë”.

Gazetari:- Çfarë mund të bëhet në të ardhmen Parku Rinia?

Kreu i Policisë Ndërtimore:- “Ajo është në kompetencë të Urbanistikës dhe KRT të Bashkisë Tiranë. Mund të qëndrojë thjesht lulishte si ka qenë mund të bëhet park e kombinuar me abjente argëtuese e çlodhëse, mund të ndërtohet edhe ndonjë objekt bashkëkohor”.

Gazetari:- Përveç këtyre dy zonave që ju na thatë, a ka zona të tjera ku do ndërhyjë Policia Ndërtimore?

Kreu i Policisë Ndërtimore:- “Ne vazhdojmë punën tonë normale jo vetëm në Tiranë por edhe në shkallë republike. Problem është edhe problem i Lanës, për të cilën është shpejt të prononcohemi. Në Lanë janë bërë ndërtime të mëdhaja, do një studim të miratuar do një angazhim total kështu që është shumë shpejt dhe Lana do të mendohet për një afat më të gjatë. Për ndërtimet nga liqeni është gjykuar nga qeveria Nano që ato objekte që janë në proces të lihen ato që nuk kanë filluar të bllokohen. Ne nuk marrim parasysh reagimet e pronarëve, ne do të zbatojmë ligjin me korrektesë”./tvklan.al  






Të ngjashme