750 mld euro për ekonominë e eurozonës


750 mld euro për ekonominë e eurozonës

14:25 19/03/2020

Banka Qendrore Europiane ka lëshuar një paketë emergjence prej 750 miliardë eurosh për të lehtësuar impaktin e pandemisë së koronavirusit.

Kjo paketë do të blejë borxhet e qeverive dhe kompanive rreth eurozonës. Shefja e BQE-së, Christine Legarde, tha se nuk ka asnjë limit për angazhimin e bankës drejt euros.

Javët e fundit, qeveritë dhe bankat qendrore të vendeve të ndryshme kanë shpallur plane të mëdha stimuluese. Programi për pandeminë vjen gjashtë ditë pasi BQE nxorri disa masa, që dështuan të qetësonin tregun, duke ushtruar presion që të bënin më shumë për ekonominë e Europës.

Pasi shpalli planin, Legarde tha se BQE do të bëjë maksimumin që të mbështesë euron në këto kohë të jashtëzakonshme./tvklan.al






Të ngjashme