Tetë ditë e izoluar, Kylie Jenner: Shtatzënia më përgatiti
Përhapja e koronavirusit në gjithë botën, i ka detyruar njerëzit të mbyllen në shtëpi për të ruajtur shëndetin e vetes dhe të tjerëve rreth tyre.
Edhe Kylie Jenner është izoluar në shtëpi dhe vazhdimisht përmes postimeve të ndryshme në rrjetin e saj social Instagram informon fansat si po shkon dita e saj.
Në një postim të bërë së fundmi, Kylie shprehet se periudha kur ishte shtatzënë e ka përgatitur për izolimin, tani si pasojë e COVID-19.
“Jam në ditën e tetë. Shtatzënia ime më përgatiti për këtë. Nuk e lashë shtëpinë prej muajsh”, shkruan Kylie e cila mbishkrimi ne saj e ka shoqëruar edhe me një emoji të mërzitur./tvklan.al