Kryeprokurori Rakipi intervistë për masën e arrestit të Gaxhait (1 Korrik 1999)


Kryeprokurori Rakipi intervistë për masën e arrestit të Gaxhait (1 Korrik 1999)

13:43 01/07/1999

Kryeprokurori Arben Rakipi caktimin 20 ditë të afatit të sigurisë për Gazmend Brrakajn i njohur me emrin Gaxhai dhe shokut të tij Viktor Ymeraj, nga Gjykatësi Faslli Cekaj i Gjykatës së Durrësit e krahason me një çmenduri dhe antikushtetueshmëri të hapur. Për Kryeprokurorin masa e sigurisë duhej të lihej pa afat.

Këtë e bazoi në faktin që Gaxhai është i kërkuar dhe për një proces tjetër. Sipas Rakipit kapja në flagrancë e Gaxhait është prova më e mirë për të bindur Gjykatën në marrjen e masës së sigurisë. Është absurde tha Rakipi që një gjyqtar të caktojë 20 ditë ndaj një personi aq të kërkuar nga Policia si rasti i Gaxhait. Kryeprokurori shtoi se procesi gjyqësor ndaj Gaxhait me bashkëpunëtorët e tij mund të nisë dhe të vazhdojë në Durrës pa patur nevojë të transferohet në Tiranë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme