Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan (1 Korrik 1999)


Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan (1 Korrik 1999)

16:00 01/07/1999

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka pranuar dje se administrimi i Kosovës nga OKB-ja do të zgjasë më shumë se dy vjet. Pas mbledhjes “Miqtë e Shqipërisë” ku merrnin pjesë 18 vende u diskutua për ngritjen sa më shpejt të një administrate civile në Kosovë. Ndërkohë në mbledhjen që u zhvillua në Nju Jork, Gjermania dhe SHBA i kanë premtuar Kofi Ananit se do dërgojnë forca të tjera policore në kuadër të forcave policore të OKB-së që do dislokohen në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka deklaruar se KFOR-i është ai që do të zbatojë ligjin në Kosovë deri në dislokimin e plotë të policisë së Kombeve të Bashkuara. Janë betuar dje 9 gjyqtarët e parë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, pesë prej tyre janë shqiptare, tre janë serbë dhe një turk. Ata do jenë pjesë e administratës civile që do krijohet në Kosovë./tvklan.al






Të ngjashme