Kosova drejt një qeverie teknike
AAK dhe NISMA, pro rrëzimit të qeverisë “Kurti”
Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të njoftojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të dalin nga qeveria e cilësuar si antiamerikane. Arban Abrahsi nga kjo parti tha se do të vazhdojnë sa më shpejtë me rrëzimin e qeverisë. Ende nuk është menduar saktësisht si do të veprohet më tutje tha ai duke përmendur një qeveri të unitetit.
Ndërsa takimet që Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës Fatmir Limajn. Këto dy parti kanë pranuar të votojnë mocionin e mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja pas shkarkimit që kryeministri i bëri Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, i cili është edhe figurë e rëndësishme në këtë parti.
Mustafa ende nuk e ka takuar kreun e PDK-së Kadri Veseli. LDK-ja ka inicuar mocionin e mosbesimit pasi që kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar dje ministrin e punëve të brendshme Agim Veliu. Gjithashtu këto dy parti nuk kanë pasur qëndrime të njejta sa I përket taksës së vendosur ndaj produkteve serbe.
Tv Klan