Shqiptarët e Malit të Zi – (2 Korrik 1999)


Shqiptarët e Malit të Zi – (2 Korrik 1999)

22:23 02/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

50 mijë shqiptarët e Malit të Zi nuk kanë tendenca të shkëputen tani për tani nga ky shtet. Në takimin me Ministrin e Jashtëm Paskal Milo, drejtuesit e Unionit Demokratik të shqiptarëve të Malit të Zi theksuan se do të shërbenin si urë lidhje mes dy shteteve fqinj. Drejtuesit e Malit të Zi shumë shpejt do të vizitojnë Shqipërinë. Pas takimit Ministri i Jashtëm Paskal Milo dhe kryetari i Unionit Demokratik të shqiptarëve të Malit të Zi Dumani u shprehën.

Paskal Milo, Ministër i Jashtëm:- “Biseduam për rolin që mund të luaj dhe duhet të luajn shqiptarët e Malit të Zi në vetë strukturat e shtetit Malazezë, përmes pjesmarrjes së tyrë më të gjerë në institucionet drejtuese dhe shoqërore të Malit të Zi, ashtu sikurse u informuam se ka një pozitë më të mirë më të favorshme më Kosovën e shqiptarëve në Mal të Zi e cila nuk është e plotë dhe ka nevojë për zhvillime të reja. Unë besoj se përmes mjeteve legale, institucionale shqiptarët e Malit të Zi do të mund të meritojnë dhe të marrin të gjitha ato të drejta që u takojnë në bazë të së drejtës ndërkomëtare”.

Dumani, kryetari i Unionit Demokratik në Malin e Zi:- “Të mendohet edhe për zgjidhjen e çështjes së popujve pakicë, të shqiptarëve si popuj specific, për nga gjuha, kultura, gjeneza dhe historia. Këto veçori shumë të rëndësishme të mbrohen me ligje përmes Kushtetutës së Malit të Zi, pa cënimin e integritetit të Malit të Zi”./tvklan.al

Gazetari – Vladimir Lame






Të ngjashme