3000 persona i përgjigjen thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë
3000 infermierë, mjekë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e situatës. Lajmin e jep ministrja Ogerta Manastirliu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo thotë se ky është një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit.
Mësohet se në bashkëpunim të strukturave të shëndetësisë, universitetit të mjekësisë dhe universiteteve rajonale ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit./tvklan.al