Dogana e Elbasanit – (2 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pasojat e periudhës së vështirë të vitit 1997 prekën rëndë doganën e Elbasanit ku u prishën dhe u vodhën zyrat dhe të gjitha ambjentet e godinës. U mendua se do të vihej dorë pas asaj periudhe të vështirë por gjithçka ngeli siç ishte.
Në këtë gjendje drejtoria dhe punonjësit e kësaj dogane me fondin prej 3.6 milion lekësh të reja të siguruar prej gjobave dhe sekuestrimeve të ndryshme vetëm për katër muajt e parë të këtij viti do të punojnë për sjelljen në gjendjen e mëparshme të këtij institucioni. Megjithatë në këtë doganë një problem më i madh është ai i mos bashkëpunimit dhe marrëdhënieve jo të mira me doganat e tjera.
Janë dogana e Qafë Thanës dhe e Kapshticës, dy nga pengesat për doganën tranzite të Elbasanit. Sipas Drejtorit të Doganës së Elbasanit Alqi Muçolli, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka bërë një koordinim të rregullt midis doganave, duke lënë vend këtu për abuzime.
Kështu pjesa më e madhe e tregtarëve të Shqipërisë së Mesme i bëjnë çdoganimet e tyre në Kapshtiçë dhe Qafë Thanë./tvklan.al