Ministria Ekonomisë dhe KESH – (2 Korrik 1999)


Ministria Ekonomisë dhe KESH – (2 Korrik 1999)

15:47 02/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ministria e Ekonomisë Publike e Privatizimit dhe e KESH-it duke parë gjendjen e sistemit elektro energjitik shqiptar vendos të gjej mënyrat e menaxhimit, ndaj mjaft subjekteve dhe individëve rreth faturimit e arkëtimit. Ka një projektligj për ngritjen e një policie elektrike që sot janë civil dhe të pa mbrojtur, duke vështirësuar kështu punën e tyre.

Kurba e faturimit në vite është në rritje. Sipas zv/ministrit Kujtim Bello, Këshilli i Ministrave ka miratur 840 milion lekë, për ndërhyrjen energjitike në fuqizimin e rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes.

Banka Botërore ka ofruar 12 milion dollarë për të kaluar këtë gjendje. Por e keqja duhet rregulluar që në verë thotë ai sepse dimri ka probleme të tjera. Konsumi që përdoret gjatë një viti është 5 miliardë kw/orë, por me kufizime. Ndërkohë që nevojat janë për 6.5 miliardë për kw/orë.

Rregullimi total i gjithë sistemit elektro energjitik të Shqipërisë kërkon 500 milion dollarë dhe nuk dihet sesa dotë arrihet ajo./tvklan.al

Gazetar – Holta Zhiti






Të ngjashme