Gjyqi i 14 Shtatorit – (2 Korrik 1999)


Gjyqi i 14 Shtatorit – (2 Korrik 1999)

18:00 02/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj grupit të parë të akuzuarve për ngjarjet e 14 Shtatorit të kaluar pasi nuk u paraqit asnjë dëshmimtar. Seanca e sotme gjyqësore ka filluar me debate të shumta lidhur me ndryshimet e bëra në përbërje të trupit gjykues.

Një nga anëtarët e trupit gjykues Agron Shukri është larguar nga ky gjykim me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe vendin e tij e ka zënë gjykatësi Arben Misko. Të pandehurit kanë paraqitur rezerva lidhur me këtë gjyqtar.

Ata kanë kërkuar me insistim që të publikohet rezultati i votimit dhe a ka qenë dakort vetë ky gjyqtar me atë votim? Gjithashtu avokati Ristani ka kërkuar që gjyqtari Misko të shqyrtoj të gjitha provat nga fillimi duke e marrë procesin nga e para për të krijuar bindjet e brendshme që për qyqtarin janë të domosdoshme.

Prokurori Naço i ka kërkuar gjykatës që në raste të veçanta seancat të bëhen me dyer të mbyllura për të ruajtur moralin shoqëror. Kërkesë e cila është rrëzuar nga trupi gjykues. Por prokurori Naço insistuar në kërkesën e tij duke thënë se në rast mos reflektimi nga ana e gjykatës do ti drejtohet instancave më të larta si KLD-së.

Trupi gjykues pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për të thirrur të gjithë dëshmimtarët sipas listës. Ndërsa asnjë nga dëshmimtarët e thirrur për seancën e sotme nuk ishin paraqitur. Organi i akuzës deklaroi se do të hiqte dorë nga pesë dëshmimtarët që e kanë marrë flet-thirrjen dhe do të procedonte ndaj tyre. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për datën 5 Korrik./tvklan.al






Të ngjashme