Shkon në 89 numri i të infektuarve me koronavirus
Identifikohen 3 rastet e para në Korçë
Koronavirusi po shton jo vetëm numrin e rasteve por po zgjeron dhe hartën e qyteteve ku ka persona të infektuar. Në Korçë janë identifikuar 3 të prekurit e parë.
“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19; 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça”.
Shqipëria numëron aktualisht 89 raste të infektuara me koronavirus.
“Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë-63 qytetarë
Durrës-6 qytetarë
Lushnje-2 qytetarë
Elbasan-2 qytetarë
Fier -8 qytetarë
Rrogozhinë-2 qytetarë
Kavajë -3 qytetarë
Korçë -3 qytetarë”.
Paralelisht me rritjen e rasteve janë shtuar edhe pacientët që kanë nevojë për kujdes spitalor.
“Është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 pacientë. 4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto moment”.
Tre pacientët e parë të identifikuar me koronavirus në 9 Mars konsiderohen të shëruar dhe kanë lënë spitalin, por mjekët theksojnë se ata do të vijojnë vetëkarantinimin në banesë për 14 ditët në vijim duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.
Tv Klan