Ministri Danez Petersen për Kosovën (Speciale) – (3 Korrik 1999)


Ministri Danez Petersen për Kosovën (Speciale) – (3 Korrik 1999)

21:23 03/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Danimarka një vend larg dhe pranë Shqipërisë. Shteti i vogël skandinav dikur perandoria e madhe Vikinge e Veriut të kontinentit prej kohësh ka treguar një interest ë madh ndaj Shqipërisë. Sot jo vetëm qeveritarët e saj por edhe mjaft danez pas asaj çka kanë parë e dëgjuar për luftën në Kosovë dhe për pasojat e saj në Shqipëri, janë bërë disi më të ndjeshëm.

Për shumë prej tyre tani Shqipëria përveçse një vend i vogël dhe i varfër në kufijtë jugor të europës është edhe një vend me zemër të madhe e me mikëpritje të rrallë. Ja çfarë thotë shefi i diplomacisë daneze zoti Petersen, i cili ka qenë disa herë në Shqipëri dhe përfaqëson politikën e një vendi ka qënë shumë afër Shqipërisë për vite me radhë.

Gazetarja:- Zoti Petersen pas mbarimit të luftës në Kosovë, pas mijra të vrarëve, pastrimit etnik dhe krimeve çnjerëzore, a mendoni se zgjidhja e vërtetë e çështjes së Kosovës duhet bërë Brenda kornizës së asaj që u firmos në Rambuje, apo duhet parë një zgjidhje më radikale?

Danezi Petersen:- “Për fat të mirë tani operacionet ushtarake kanë mbaruar. Për fat serbët dhe Millosheviçi i pranuan kërkesat e komunitetit ndërkombëtar. Pra të NATO-s, OKB dhe Bashkimit Europian. Tani në Kosovë ka nisur një fazë e re. Ne po kostatojmë një kthim shumë të shpejt të refugjatëve në shtëpitë e tyre. Ata po kthehën më shpejt nga sa pritej. Ndërkohë në Kosovë ka mbrritur asistenca ndërkombëtare, për tju gjendur të ardhurve sa më shpejt me ushqim ilaçe dhe material për ndërtimin e vendit. Unë mendoj që të krijojmë kushte sa më të përshtatshme për fillimin e jetës”.

Gazetarja:- Cila është sipas jush e ardhmja e Kosovës e parë pas disa vitesh?

Danezi Petersen:- “Shpresoj që shqiptarët e Kosovës dhe serbët të jetojnë së bashku. Kjo sigurisht që është e vështirë, por ne kemi përballuar situata të tilla edhe në Bosnje. Unë këtë shpresoj që të shoh një Kosovë të rikonstruktuar tërësisht dhe ku njërëzit më në fund të jetojnë në paqe. Mendoj se për këtë do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë prania e forcave ushtarake ndërkombëtare. Ky është edhe çmimi që duhet të paguaj për një Kosovë me një autonomi të zgjeruar dhe më një ekonomi të fortë”.

Gazetarja:- A është për ju koncepti i një Kosovë të pavarur?

Danezi Petersen:- “Unë jam për atë që është firmosur në Rambuje. Pra për një autonomi të zgjeruar. Deri tani edhe kosovarët e kanë pranuar këtë formulë. Zoti Thaçi ishte këtu dy javë më parë. Ne diskutuam gjatë me të dhe nga sa kuptova unë, aid he njërëzit që ai përfaqëson janë dakort me zgjidhjen që është dhënë për këtë moment Kosovës. Përsa i përketë bashkëpunimit me Shqipërinë, ne kemi projekte shumë ambicioze për vendin tuaj. Danimarka do të vërë në dispozicion të Shqipërisë rreth 15 milion dollarë si asistencë për krijimin e infrastrukturës në sferën e ligjeve. Ky do të jetë një program 3-vjeçar”./tvklan.al






Të ngjashme