Gjyqi i shefit të Gardës – (7 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sot në Gjykatën e Faktit është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Xhait Xhaferrit, ish-komandant i Gardës së Republikës në përiudhën Maj – Qershor të vitit ’97 dhe Arian Cengut ish-shefi operativ i Gardës së Republikës. Mbi ta rëndon akuza e dezertimit dhe e shfrytëzimit të teknikës luftarake.
Në seancën e sotme që rezulton e dyta, kanë dëshmuar pesë ushtarakë të Gardës së Republikës që kanë qenë të pranishëm në ngjarjen e Cerrikut në 22 dhe 23 Maj ’97 dhe në ngjarjen e datës 25 Maj në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ish-shefi i Shtabit të Gardës së Republikës dhe aktualisht në atë pozicion ka dëshmuar kundër komandantit të tij. Gjatë deponimit ai ka sqaruar se urdhërat për daljen e transportuesve të blinduar janë dhënë nga komandanti i Gardës Xhait Xhaferri në të dyja ngjarjet dhe drejtoheshin nga Arian Cengu dhe dëshmimtari tjetër Kujtim Xhungu, ish-shefi i çarmatimit të Gardës ka dëshmuar lidhur me akuzën tjetër atë të përvetësimit të armëve nga ish-komandanti i tij.
Sipas dëshmimtarit Xhungu në zyrën e Xhait Xhaferrit ka pasur një pistoletë, një automatik, një pushkë snajpër dhe 17 dylbi, të cilat nuk janë dorzuar pas largimit të tij. Nën oficeri Musa deklaroi se më 25 Maj ’97 me urdhërin e Arian Cengut shefit operativ të Gardës së Republikës dy transportuesit e blinduar janë nisur tek kryqëzimi i Tiranës së re e më pas tek Spitali Ushtarak.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Ushtarak janë paraqitur dy dëshmimtar, një prej të cilëve polic i cili kishte mbetur i plagosur atë ditë. Ai nuk ka hedhur asnjë dritë për zbardhjen e ngjarjes pasi nuk mbante mend asgjë. Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë dëshmimtar të tjer të akuzës./tvklan.al