Gjyqi i Leka Zogut – (7 Korrik 1999)


Gjyqi i Leka Zogut – (7 Korrik 1999)

17:42 07/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Lekës së parë, pasi kanë munguar dy dëshmimtarët e akuzës. Leka Zogu akuzohet nga prokuroria për kryengritje të armatosur në 3 Korrik të vitit ’97. Prokurori Çekrezi ka hequr dorë nga dy dëshmimtarët e tij Nuri Peçi dhe Hasan Rama, ndërsa avokati Vladimir Gërmenji i ka parashtruar gjykatës kërkesën që të paraqesë dëshmimtarët Ilir Hysa pas paraqitjes në cilësinë e provës, kasetat filmikë që disponon mbrojtja.

Trupi gjykues i kryesuar nga Arben Kostandini pranoi dy kërkesat e bëra nga akuza dhe mbrojtja dhe vendosi shtyrjen e seancës për datën 14 Korrik. Nënkryetari legalist Murat Basha në fund të seancës u shpreh lidhur me këtë gjyq.

Murat Basha:- “Më vjen shumë mirë që më në fund akuza arriti të mbylli procesin e pyetjes së dëshmimtarëve të akuzës që sipas mendimit tim nuk mund të ekzistoj asnjë dëshmimtar i akuzës sepse nuk ka process të 3 Korrikut. Mbreti Leka gjatë intervistës së tij dhënë gazetarit Blendi Fevziu e shprehu qartë se ai ishte nja manifestim paqësor”./tvklan.al






Të ngjashme