Kryeministri Majko në Fierzë – (8 Korrik 1999)


Kryeministri Majko në Fierzë – (8 Korrik 1999)

11:02 08/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Më shumë energji elektrike do të prodhohen nga Hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Këtë do ta siguroj vënia në punë e dy transformatorëve të dëmtuar më parë në Hidrocentralin e Fierzës. Dy transformatorët që sipas specialistëve stabilizojnë skemën energjitike të vendit, janë përuruar sot nga vetë kryeministri Majko.

Disa kohë më parë transformatorët e fuqisë në këtë Hidrocentral u dëmtuan rëndë duke vënë në vështirësi sistemin elektroenergjitik shqiptar. Në bashkëpunim me donatorët e huaj tha Mjko në bisedë me stafin e hidrocentralit do të vazhdoj puna dhe përpjekjet për të gjetur mundësitë, mënyrat dhe mjetet financiare për të vazhduar strategjinë e normalizimit të punës në Hidrocentralin e Fierzës.

Majko në takim me punonjësit e Hidrocentralit ndër të tjera është interesuar edhe për kushtet e jetesës dhe strehimin e tyre.

Kryeministri ka diskutuar sot edhe me autoritetet lokale të Tropojës pjesmarrës në përurim. Ai ka siguruar ata se shumë shpejt qeveria do të marrë masa të rrepta për forcimin e rendit në këët rreth. Majko gjithashtu ka kërkuar prej autoriteteve lokale përgatitjen e projekteve konkrete në të cilat mund të ndërhyet me investime të shpejta sidomos në infrastrukturë.

Më pas Kryeministri Majko dhe ministrat që e shoqëronin janë kthyer në kryeqytet duke lënë pas një nga zonat më të rralla të vendit që kërkon vëmendjen dhe investimin e shtetit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme