Rama njofton dalje në 15:30, çfarë pritet të komunikojë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në orën 15:30 do të ketë një komunikim me publikun.
Kreu i qeverisë njofton se në këtë komunikim do të ndajë një mesazh për vendimin për çeljen e negociatave si dhe ndihmës që do të kërkohet për biznesin e vogël, familjet në nevojë dhe përfituesit e pagesës së papunësisë.
“Sot në 15.30 kam një mesazh për ju për vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ndihmën konkrete financiare që do të lëvrojmë për biznesin e vogël, familjet në ndihmë ekonomik, përfituesit e pagesës së papunësisë”. /tvklan.al