Konfederata Ballkanike (5 Korrik 1999)


Konfederata Ballkanike (5 Korrik 1999)

15:06 05/07/1999

Është pritur me rezervë nga Politika Shqiptare idea amerikane për krijimin e një Konfederate Ballkanike ku do të përfshihen Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Kjo ide ka marrë një dimension të ri në bisedimet që Presidenti Amerikan Bill Klinton zhvilloi në Shkup me Presidentin Shqiptar Rexhep Mejdani dhe Presidentin Maqedonas Gligorov.

Ministri i Jashtëm Milo e sheh bashkëpunimin mes këtyre tre shteteve ballkanike në kuadrin e paktit të stabilitetit pas përfundimit të konfliktit në Kosovë. Sabit Brokaj shprehet se Konfederata Ballkanike është një projekt i vjetër por që i përket së ardhmes.

Paskal Milo: Siç dihet tashmë ka një iniciativë shqiptare në të cilën do të përfshihet Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova bashkë me Shqipërinë për të paraqitur projekte të përbashkëta bashkëpunimi me interes reciprok në kuadrin e paktit të stabilitetit. Ne shpresojmë se kontaktet e ardhshme të cilat nuk do të vonojnë do të kontribuojnë në këtë drejtim.

Sabit Brokaj: Idera mund të ketë sepse ideja e Konfederatës Ballkanike ndoshta ka afërsisht 100 vjet dhe është përsëritur disa herë por unë nuk e besoj që një variant i tillë të jetë konkret ose i afërt./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme