Zëvëndësministri kinez vizitë në Tiranë(5 Korrik 1999)
Bashkëpunim ekonomik dhe tregtar duke mbështetur në parim biznesin kinez do të vijë në Shqipëri. Ky ka qënë angazhimi i Qeverisë së Kinës i paraqitur sot autoriteteve më të larta shqiptare nga Zëvëndësministri i Jashtëm Kinez. ZV/Ministri i Jashtëm Kinez i është përgjigjur kërkesës së Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e Hidrocentralit të Bushatit, rinovimin e rrjetit elektrik dhe vënien në punë të objekteve industriale të ndërtuara me parë me teknologji kineze.
Ndërkohë ai ka deklaruar ndihmën kineze prej 1.2 milion dollarësh për kapërcimin e vështirësive të shkaktuara nga kriza në Kosovë. Në konferencën për shtyp ai përvijoi qëndrimin e njohur të Kinës ndaj çeshtjes kosovare. Ne jemi tha ai për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Jugosllavisë. Këtë e ka kundërshtuar homologu i tij shqiptar Pëllumb Xhufi duke u shprehur që pas krimeve të përgjakshme në Kosovë është e vështirë që shqiptarët të jetojnë në një çati institucionale me serbët./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego