Përfundon faza e parë e ndërtimit të Aerodromit të Korçës (5 Korrik 1999)


Përfundon faza e parë e ndërtimit të Aerodromit të Korçës (5 Korrik 1999)

16:07 05/07/1999

Është në përfundim faza e parë e ndërtimit të Aerodromit të Korçës nga forcat ushtarake të dislokuara në këtë qytet. Dhjetëra makineri të rënda të IFOR-it punojnë në ish fushën e aviacionit të vjetër, nga mëngjesi në mbrëmje për ndërtimin e pistës, e cila do ketë një gjatësi prej 1500 metrash dhe një gjerësi prej 70 metrash.

Sipas UNHCR-s kjo pistë mund të shërbejë për transportin e refugjatëve kosovarë në rrugë ajrore drejt Kukësit dhe Prishtinës. Komanda Franceze informon se do të ketë dhe një fazë të dytë ndërtimi e cila përfshin shtrimin me asfalt të pistës si dhe rregullimin e rrethit të ndriçimit, çka do të jetë një parametër modern i këtij Aerodromi./tvklan.al






Të ngjashme