KPD, Kryeministri Majko – (9 Korrik 1999)


KPD, Kryeministri Majko – (9 Korrik 1999)

16:43 09/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kongresi i Socialistëve do të mbahet më 9-10 Tetor të këtij viti. Kështu ka vendosur sot Komiteti Drejtues i PS. Në mbledhjen e sotme kryeministri Majko në emër të qeverisë shqiptare ka analizuar punën e deri tanishme si dhe ka paraqitur programin në vazhdim.

Tani që kriza ka mbaruar u shpreh Majko përpara nesh fillon sfida tjetër e madhe krijimi i shoqërisë normale, sfida e përsëritur me rendin, rrugët, ujin, dritat, korrupsionin, arsimin dhe gjithë ato element që mbushin jetën e një shoqërie, që aspiron modelet europiane të ekzistencës.

Më pas Majko ka folur për çështjet që shqetësojnë sot Partinë Socialiste. Ndër të tjera Majko u shpreh se nuk do të shtroja problemin se sa ka munguar kryetari i partisë si koncept në praktikë, por do të theksoja se kjo mungesë ka gjeneruar ide e alternativa, debate e diskutime që kanë krijuar dhe armiqësi të hapura e të fshehura, kanë sjellë paqartësi tek publiku dhe anëtarët e partisë tonë.

Kryeministri Pandeli Majko:- “Por unë gjykoj se më tepër se më tepër se një Kongres që bënë balance për të shkuarën ndërton strategjinë tonë partiake për të ardhmen. Kongresi ynë do të jetë edhe një pikë ndarëse e bashkuese e socialistëve shqiptar për të vazhduar të jemi të aftë të meritojmë besimin e të krijomë bindjen se do të vazhdojmë të qeveisim Shqipërinë”.

Pikërisht do të jetë Kongresi i Tetorit që do të sheshoj shumë pikëpyetje e mosmarrveshje të socialistëve si njësim  postit të kryeministrit me atë të kryetarit e mbi të gjitha do të zgjidh enigmën Majko apo Nano në krye të partisë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme