Greva e Ndërmarrjes Tekstile (6 Korrik 1999)


Greva e Ndërmarrjes Tekstile (6 Korrik 1999)

18:52 06/07/1999

120 punonjëset e Albtekstil në Tiranë kanë dalë në grevë për të zgjidhur problemet sociale. Arsyet e grevës janë mungesa e kontratës kolektive, ulja e pagës, kushtet e punës jashtë çdo standarti si dhe alergjia e shfaqur në duart e punonjësve nga kadifeja dhe xhinsi me përmbajtje të lartë të elementeve kimike.

Heshtem Graci kryetari i sindikatës shprehet: Theksojmë se ka mungesa të theksuara në legjislacionin e punës, gjë që ka shumë… përfshirë dhe punëdhënësin në fjalë që abuzojnë me këtë legjislacion. Ne si sindikatë kemi kërkuar ndryshimin e këtij legjislacioni për të mos u ndodhur para një fakti si ky.

U përpoqëm të marrim opinionin e drejtuesve të ndërmarrjes por për kamerën tonë dera ishte e mbyllur.

Drejtuesja e Sindikatës sqaron: Pagesa e 6 muajve ka ardhur duke u ulur, nga muaji Janar e deri tani nga 120 kemi marrë 60 mijë lekë. Pagesa e raporteve bëhet sipas dëshirës së pronares, herë paguhen herë nuk paguhen. Sigurimet nuk hidhen në libreza. Higjena dhe mungesa e ujit. Shumë punëtorë janë sëmurur nga alergjia, nga kimikatet. Nuk do të lejojmë shkurtimin e asnjë punëtori nga puna./tvklan.al






Të ngjashme